Sot, së bashku me nxënësit, stafin e komunës dhe këshilltarët komunalë, realizuam disa aktivitete në Parkun e Haraçinës.
Po e rikthejmë në jetë këtë hapësirë publike, e cila për vite me radhë ka qenë e lënë anash. Me përkushtim dhe punë, po e shndërrojmë parkun në një vend të gjallë për të gjithë.
Tani, familjet, rinia dhe nxënësit do të kenë mundësi të kalojnë kohë cilësore dhe të zhvillojnë aktivitete rekreative pa pasur nevojë të udhëtojnë larg.

