MAQEDONI

Sulejmani: Sot realizova një takim të rëndësishëm me Ambasadorin e Republikës së Kosovës, Shkëlqesinë e Tij Dr. Florian Qehaja

Sot realizova një takim të rëndësishëm me Ambasadorin e Republikës së Kosovës, Shkëlqesinë e Tij Dr. Florian Qehaja.

Gjatë bisedës sonë diskutuam për zhvillimet aktuale në politikat arsimore në Maqedoninë e Veriut, me theks të veçantë në reformat në arsimin e lartë. Po ashtu, trajtuam mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona në fushën e arsimit dhe shkencës.
Mbështetja dhe bashkëpunimi rajonal janë thelbësore për ngritjen e cilësisë në arsim, shkëmbimin e përvojave dhe krijimin e më shumë mundësive për studentët dhe kuadrot akademike. 🇲🇰🇽🇰