MAQEDONI

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali: Arritëm konsensus për pakon e ligjeve në arsimin e lartë!

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali: Arritëm konsensus për pakon e ligjeve në arsimin e lartë!

Pas shumë debateve dhe konsultimeve, zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, zëvendësministri i arsimit dhe shkencës, Driton Sulejmani sot në qeveri, së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski arritën konsensus për pakon e ligjeve në arsimin e lartë.

Kjo pako synon të forcojë cilësinë në arsim, të rrisë transparencën dhe llogaridhënien, si dhe të krijojë mundësi të barabarta për të gjitha universitetet dhe studentët.

Një tjetër hap i rëndësishëm, drejt një sistemi arsimor më të drejtë, më konkurrues dhe në përputhje me standardet moderne evropiane.