MAQEDONI

Zeqiri: Fakte zgjedhore që s’harrohen por duhet të analizohen

Ka disa fakte interesante zgjedhore që kurrë nuk do harrohen, por duhet të analizohen mirë!

1. Në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale 2024 Fronti Europian (ku ishim ne ASH-Sela) me kandidatin Bujar Osmani doli fitues në bllokun shqiptar dhe u radhit i treti.
2. VLEN me kandidatin Arben Taravari le që humbën, por për herë të parë në historinë e zgjedhjeve presidenciale, kandidati i dytë shqiptar radhitet i pesti. (Humbi edhe nga Maksim Dimitrievski).
3. Në rrethin e dytë, gjeqësisht në zgjedhjet parlamentare Fronti Europian ku ishim ne (ASH-Sela) doli forca e dytë politike në vend. Për herë të parë në historinë e pluralizmit e fituam edhe LSDM-në.
4. Kur erdhën zgjedhjet lokale, koalicionit tonë ju shtua një grupacion (Arben Taravari). Paralajmëruam për pafuqinë dhe dredhitë e tij njëkohësisht, por s’na besuan dhe na ngushtuan që për hirë të proceseve të lejojmë të bashkangjitet. Në këto zgjedhje, tanimë i “plotësuar” edhe me një subjekt, humbi shumicën dërmuese të komunave. BDI si parti më e madhe humbi edhe bastionet, humbi Kërçovën nga VMRO, humbi Sarajin e pathyeshëm dhe gjitha komunat e tjera me radhë.
5. VLEN pa Taravarin fitoi më shumë se në zgjedhjet e vetëm para një viti kur e kishte Taravarin.
6. Taravari “ruajti” Gostivarin dhe Vrapçishtin, me zorr, me gjithë votat e BDI-së dhe të vetat. Pse i ruajti vetëm këto dy komuna dhe nuk u fitua asnjë tjetër dhe pse edhe këto komuna me zorr?
7. Në Gostivar dhe Vrapçisht ishin dy komuna ku për herë të parë nuk u arrit as cenzusi. Qytetarët dëshmuan zhgënjim, demoralizim, bojkot, ndërsa në përsëritje ky zhgënjim i mbulua me faktin se nuk pati cenzus, por u rikonfirmua.

E tani mund të vazhdoni të sulmoni, ofendoni e çtë doni! Faktet janë fakte, urdhëroni demantoni!