Zëvendëskryeministri i parë dhe përfaqësuesi i VLEN-it, Bekim Sali në emisionin “Analizë” në TV 24 lidhur me Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat ka thënë se baza e këtij Ligji është në Marrëveshjen e Ohrit dhe Kushtetutën.
Ai ka thënë se për 24 vite nuk kishim Ligj për përfaqësim të drejtë, opozita e parti rastin, por nuk e bëri.
“Kishte një kritikë pse Ligji ka vetëm 15 apo 16 nene dhe sa duhet të ketë që të jetë Ligj? Gjithë atë që e kemi thënë është se në periudhën prej 6 muajsh do të ketë më shumë akte nënligjore që Trupi koordinues do t’i përpunojë në periudhë prej 6 muajsh”, ka thënë Sali.
Nuk shoh hapësirë të pranohen amendamentet e opozitës
Ai ka thënë se debati që zhvillohet në Kuvend nga ana e opozitës është me porosi politike.
“Nuk shoh hapësirë të pranohet ndonjë nga amendamentet e tyre. I gjithë debati që zhvillohet në Kuvend, është me porosi politike”, ka thënë Sali.

