LAJME

Nxënësit e SHFK “Bajram Shabani”, Malik Bilalli dhe Tara Alii shkëlqejnë në garat e atletikës në Kumanovë

Nxënësit e Shkollës Fillore Komunale “Bajram Shabani” në Kumanovë kanë shënuar sukses në garat e atletikës “Vrapime në rrugë”, të organizuara nga Komuna e Kumanovës, raporton tvfesta.mk.

Në këto gara, nxënësi Malik Bilalli arriti të fitojë vendin e parë, ndërsa nxënësja Tara Alii u rendit në vendin e dytë, duke shënuar rezultate të mira në këtë aktivitet sportiv.

Dy nxënësit morën pjesë në gara nën udhëheqjen e arsimtares Ifaket Dika, e cila i ka mbështetur dhe udhëhequr gjatë këtij aktiviteti.

Ky sukses përbën një arritje për nxënësit dhe shkollën “Bajram Shabani”, duke dëshmuar përkushtimin e tyre ndaj sportit dhe aktiviteteve jashtëmësimore.

Garat “Vrapime në rrugë” u organizuan nga Komuna e Kumanovës, me pjesëmarrjen e nxënësve në aktivitete sportive që synojnë promovimin e atletikës dhe aktivitetit fizik te të rinjtë.