Pas 25 vitesh, gazetaria në Maqedoninë e Veriut ka një Kod të ri Etik, një dokument që i përgjigjet sfidave të kohës dhe forcon standardet profesionale të gazetarisë.
Jam e nderuar dhe shumë e lumtur që, si Kryetare e Këshillit për Etikë në Media, isha pjesë e këtij procesi, i cili zgjati me muaj dhe kërkoi përkushtim, dialog dhe bashkëpunim të gjerë.
Kodi i ri është rezultat i kontributit të gazetarëve, redaktorëve, organizatave mediatike, ekspertëve dhe mekanizmave të vetërregullimit. Një kontribut të rëndësishëm dhanë edhe anëtarët e Komisionit të Ankesave, të cilët përmes praktikës së tyre shumëvjeçare kanë adresuar vazhdimisht çështje dhe sfida të rëndësishme etike gjatë shqyrtimit dhe vendimmarrjes për ankesat. Pikërisht kjo përvojë praktike ndihmoi që Kodi t’u përgjigjet nevojave reale të gazetarisë së sotme.
Për herë të parë, Kodi trajton sfida të epokës digjitale, si përdorimi i inteligjencës artificiale, dezinformimi, transparenca, konflikti i interesit, mbrojtja e privatësisë, dinjiteti i viktimave dhe raportimi i përgjegjshëm në situata të ndjeshme.
Kodi i ri nuk e kufizon gazetarinë. Përkundrazi, ai forcon vetërregullimin, integritetin, autoritetin dhe besueshmërinë e profesionit tonë.
Tani nis faza më e rëndësishme, zbatimi i tij në praktikë. Vetëm me përkushtim ndaj etikës dhe standardeve profesionale mund ta ruajmë besimin e qytetarëve dhe ta mbrojmë interesin publik.
Македонски институт за медиуми – МИМ / Macedonian Institute for Media – MIM
Совет за етика во медиумите на Македонија/The Council of Media Ethics
Civica Mobilitas

