KUMANOVË

Dy persona nga Shkupi kapen në vepër duke vjedhur në një objekt në Kumanovë

Dy persona nga rajoni i Shkupit janë arrestuar gjatë ditës së djeshme në Kumanovë, pasi janë kapur në flagrancë duke tentuar të kryejnë vjedhje në një objekt tregtar, raporton tvfesta.mk

Sipas njoftimit zyrtar nga Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Kumanovë, ngjarja ka ndodhur më 16 tetor 2026, rreth orës 18:40, në bulevardin “Revolucioni i Tetorit”.

Të privuarit nga liria janë A.Sh. (52) nga Shkupi dhe A.A. (51) nga fshati Straçincë e Shkupit. Të njëjtit janë kapur nga nëpunësit policorë brenda objektit tregtar teksa po tentonin të vjedhin produkte të ndryshme.

Të dyshuarit janë shoqëruar dhe ndaluar në stacionin policor. Nga policia bëjnë me dije se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngrihen kallëzimet përkatëse ligjore. / tvfesta.mk