Sot pata kënaqësinë të takohem me Leunora Kaliqin, kryeredaktoren e re të Servisit të Dytë Publik në Radiotelevizionin e Maqedonisë (TVM2). 🤝
E urova për detyrën e re, duke i dëshiruar suksese në këtë përgjegjësi të rëndësishme në shërbim të informimit profesional, të besueshëm dhe në interes të qytetarëve. 📺 Diskutuam gjithashtu mbi mundësitë për të konkretizuar një bashkëpunim më të ngushtë në të ardhmen.
Biseduam për rolin që media publike ka në ndërtimin e besimit, promovimin e dialogut dhe pasqyrimin e zërit të të gjitha komuniteteve.
Besoj se gazetaria me integritet dhe përgjegjësi është një vlerë e pazëvendësueshme për çdo shoqëri që synon të jetë më demokratike, më transparente dhe më europiane. 🇪🇺✨

