KUMANOVË

N.P. „Tregu” në Kumanovë ofron tezga me qira për shitësit e produkteve

Ndërmarrja Publike „Tregu” – Kumanovë njofton të gjithë shitësit e produkteve sezonale se ka në dispozicion kapacitete të lira për shitje ditore në Tregun e Gjelbër dhe Tregun Rajonal, informon tvfesta.mk

Sipas njoftimit zyrtar të nënshkruar nga u.d. drejtori Suad Zejnullahu, hapësirat e shitjes mund të merren me qira me çmime të përcaktuara në Listën e Çmimeve të N.P. „Tregu” – Kumanovë.

Çmimet ditore për tezgat dhe hapësirat e shitjes janë:
– Tezgë e kategorisë së parë: 150 denarë, me TVSH të përfshirë.
– Tezgë e kategorisë së dytë: 125 denarë, me TVSH të përfshirë.
– Tezgë e kategorisë së tretë: 100 denarë, me TVSH të përfshirë.
– Hapësirë shitjeje për metër katror: 75 denarë, me TVSH të përfshirë.

Nga ndërmarrja u bëhet thirrje shitësve të interesuar që të shfrytëzojnë kapacitetet e lira për shitje ditore./tvfesta