KUMANOVË

MPB shpall konkurs për pranimin e 600 nëpunësve policorë

Minsitria e Punëve të Brendshme ka shpallur konkurs për pranimin e 600 nëpunësve policorë.

Në bazë të nenit 79 paragrafi 1 të Ligjit për Punë të Brendshme (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 42/14, 116/14, 33/15, 5/16, 120/16, 127/16, 142/ 16, 190/16 dhe 21/18, “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 108/19 dhe 275/19, 110/21 dhe 89/22) dhe neni 97 paragrafi 1 i Ligjit për Policinë (” Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë “Nr. 114/06, 6/09, 145/12, 41/14, 33/15, 31/16, 106/16, 120/16, 21/18 dhe 64/18, “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 294/21 dhe 89/22), në lidhje me dispozitat e Rregullores për mënyrën e kryerjes së selektimit dhe përzgjedhjes së kandidatit për polic dhe mënyrën e punës së komisionit për përzgjedhjen e kandidatit për polic (“Gazeta Zyrtare e Republika e Maqedonisë” nr. 8/15 dhe 130/16, “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 125/22), Ministria e Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut shpall

SHPALLJE PUBLIKE
I. Për lidhjen e marrëdhënies së punës për 600 kandidatë në vendin e punës ,,Polic’’ për punë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, edhe atë:
1. në Sektorin e Punëve të Brendshme Shkup ——————————– 300 kandidatë
2. në Sektorin e Punëve të Brendshme Ohër ——————————— 30 kandidatë
3. në Sektorin e Punëve të Brendshme Kumanovë ————————— 15 kandidatë
4. në Sektorin e Punëve të Brendshme Shtip ———————————- 35 kandidatë
5. në Sektorin e Punëve të Brendshme Tetovë ——————————- 20 kandidatë
6. në Sektorin e Punëve të Brendshme Manastir —————————- 15 kandidatë
7. në Sektorin e Punëve të Brendshme Veles ——————————– 15 kandidatë
8. në Sektorin e Punëve të Brendshme Strumicë —————————– 40 kandidatë
9. në Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare Veri ——————— 25 kandidatë
10. në Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare Perëndim —————– 20 kandidatë
11. në Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare Lindje———————- 20 kandidatë
12. në Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare Jug ————————- 15 kandidatë
13.në Departamentin për Operacione Speciale Policore_ _ _ _ _ _ _ _ _ 50 kandidatë