Le të na kujtojë festa e madhe e Ilindenit sakrificën që kanë bërë brezat që brezat tanë të kenë atë që kemi sot, që është një shtet i lirë dhe i pavarur i Maqedonisë.
Le të na kujtojë sakrifica e tyre se çfarë shteti duhet t’u lëmë brezave që na vijnë, një shtet në të cilin do të kemi qytetarë të lumtur, një shtet që do të jetë i begatë, një shtet që do të jetë atdhe për të gjithë, pavarësisht nga përkatësia etnike.
Le të na bashkojë kjo ditë, kjo është një ditë për bashkim, le të festohet dhe le të jetë e përjetshme dita jonë, le ta nderojmë me dinjitet dhe Shën Elia qoftë ndihma jonë.

