MAQEDONI

Nexhmedin Sadiku: Likova meriton më shumë. Meriton zhvillim të qëndrueshëm, investime të drejta dhe përfaqësim të denjë

Të dashur bashkëqytetarë të Komunës së Likovës,

Me ndjenjë të thellë përgjegjësie dhe përkushtimi ndaj vendit tonë të dashur, ju njoftoj se jam kandidati i Koalicionit VLEN për kryetar të Komunës së Likovës.

Besimi që më është dhënë nga ky koalicion është një nder i madh, por mbi të gjitha është një thirrje për shërbim ndaj jush – qytetarëve të Likovës, që keni dëshmuar gjithmonë krenari, sakrificë dhe qëndresë.

Likova meriton më shumë. Meriton zhvillim të qëndrueshëm, investime të drejta dhe përfaqësim të denjë. Koha është tani që ky potencial dhe kjo krenari të shndërrohen në veprime konkrete, që ndikojnë pozitivisht në jetën e secilit prej nesh.

Fushata jonë do të jetë ndryshe: pa fyerje, pa përçarje, por me respekt, ide dhe projekte të realizueshme. Do të prezantojmë një program të ndërtuar mbi nevojat tuaja reale – një program të përgatitur me zemër dhe vizion për të ardhmen.

Ju ftoj që së bashku të ndërtojmë një Likovë më të mirë – një komunë ku të rinjtë kanë të ardhme, të moshuarit respekt, dhe të gjithë dinjitet.

Me vizion të qartë – nisemi në këtë rrugëtim.
Me zemër e sinqerisht!