KUMANOVË

Klubi i Karatesë “Bashkimi 2002”: Safije Sadiku Shaini me Ministrinë e Sportit na mundësoi një buxhet më të mirë që kemi pasur deri më tani

Klubi i Karatesë “Bashkimi 2002”iu është falënderuar përkrahjes së zëvendës ministres së sportit, Safije Sadiku Shaini për përkrahjen.

Ky është postimi i plotë:

Klubi i Karatesë “Bashkimi 2002” nga Kumanova faleminderon Zëvendësministër e Ministrisë për Rini dhe Sport, zonjën Safije Sadiki Shaini për ndihmën financiare të afruar ndaj klubit tonë për vitin 2024-25, po ashtu, edhe për kshilltarin komunal të Komunës së Likovës zotëri Iljasa Abazi dhe të tjerët që janë angazhuar që të ndihmohet klubi ynë dhe garuesit e tij me një buxhet më të mirë që kemi pasur deri më tani.

Me respekt Stafi i K.K. “Bashkimi 2002” me trajner Prof Mursel Misini