LAJME

Kurti i kërkon PDK-së vota për Sejdiun për president në këmbim të kalimit të ligjit për Specialen

Kryeministri Albin Kurti i ka bërë “ofertë publike” Partisë Demokratike të Kosovës për t’ia kaluar ndryshimet e propozuara në ligjin për Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë.

Ai tha se, nëse PDK-ja zotohet se ia siguron të paktën gjysmën e votave të 22 deputetëve të saj për zgjedhjen e Bekim Sejdiut president të ri të Kosovës sonte, atëherë ai do t’ia sigurojë 62 vota nga partia e tij dhe partnerët e koalicionit qeverisës për kalimin e ndryshimeve në ligjin për Specialen.