Ansambli i Këngëve dhe Valleve „Bajram Shabani“ ka njoftuar organizimin e edicionit të VI-të të Festivalit Ndërkombëtar „Balkan Fest – 2026“, ngjarjes më të madhe kulturore në qytetin e Kumanovës, i cili do të mbledhë ansamble e grupe artistike nga rajoni dhe më gjerë, raporton tvfesta.mk
Festivali do të shtrihet në dy ditë dhe në dy skena të ndryshme:
Më 10 tetor (e shtunë), në Shtëpinë e Kulturës në Kumanovë, nga ora 19:00, hyrja falas do të interpretojnë:
AKV „Bajram Shabani“ (Kumanovë)
Kori „Nexhmije Pagarusha“ (Kosovë)
AKV „Srma“ (Kumanovë)
„NAKEM“ (Bursa, Turqi)
AKV „Bllagaj“ (Bosnjë dhe Hercegovinë)
Ansambli „Shqiponja“ (Tiranë)
AKV „Ilirida“ (Shtime)
Më 11 tetor (e diel), në Shtëpinë e Kulturës në Mateç, nga ora 19:00, hyrja falas sipari do të hapet për artistët:
SHKA „Presheva“ (Preshevë)
Kori „Nexhmije Pagarusha“ (Kosovë)
„NAKEM“ (Bursa, Turqi)
SHKA „Drita e Dërvenit“ (Saraj)
AKV „Bllagaj“ (Bosnjë dhe Hercegovinë)
SHKA „Zëri i Kosovës“ (Fushë Kosovë)
AKV „Jeta e Re“ (Sllupçan)
Nga AKV „Bajram Shabani“ u bëjnë thirrje të gjithë adhuruesve të muzikës dhe traditës që të bëhen pjesë e kësaj feste të madhe kulturore, e cila premton një atmosferë të jashtëzakonshme festive. /tvfesta

