Kryetari i Alternativës dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqiirja Ibrahimi në hapjen e shtabit në Shuto Orizarë, ka thënë se fryma e fitores çdo ditë po rritet më shumë.
“Sonte, së bashku me udhëheqësit e koalicionit VLEN, hapëm shtabin zgjedhor në Shuto Orizarë.
Ky ishte më shumë se një hapje formale, ishte një tregues i qartë se fryma e fitores po rritet çdo ditë.
Lista e VLEN-it, e udhëhequr nga Enis Zekiri, përfaqëson profesionistë të ndershëm, njerëz me vizion dhe përkushtim për komunitetin.
Shuto Orizari është gati për ndryshim, dhe ky ndryshim vjen me VLEN!”, ka deklaruar Ibrahimi.

