
Forumi Rinor i Aleancës për Shqiptarët (FRASH) organizon kuvend në Kumanovë, ku të rinjtë do të kenë mundësinë të diskutojnë, të propozojnë dhe të angazhohen për të ardhmen e tyre politike dhe shoqërore.
Ky forum synon të mbledhë energjinë dhe entuziazmin e gjeneratës së re, duke krijuar një platformë për ide të reja dhe për të forcuar rolin e rinisë në proceset vendimmarrëse. Së bashku drejt sukeseve të reja!