Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi, së bashku me kryetarin e Këshillit Komunal, Zekirja Shaini, kanë inspektuar nga afër punimet për ndërtimin e një rruge të re në fshatin Mateç, raporton tvfesta.mk
Gjatë vizitës në terren, ata janë njohur me ecurinë e punimeve të këtij projekti infrastrukturor, i cili synon përmirësimin e qarkullimit dhe krijimin e kushteve më të mira për banorët e këtij vendbanimi.
Ndërtimi i rrugës së re pritet të lehtësojë lëvizjen e banorëve dhe të përmirësojë infrastrukturën rrugore në këtë pjesë të Komunës së Likovës.
Punimet po vazhdojnë, ndërsa ky projekt është pjesë e investimeve infrastrukturore që po realizohen në territorin e Komunës së Likovës. /tvfesta
https://www.facebook.com/share/v/1A2LQRisgn/

