KUMANOVË

Arrestohet 42-vjeçari në Kumanovë, dyshohet se iu gjet lëndë narkotike

Një 42-vjeçar nga fshati Lubodrag i Kumanovës është arrestuar nga policia pasi gjatë kontrollit ndaj tij është gjetur dhe sekuestruar një lëndë pluhurore, raporton TV Festa.

Sipas informacioneve nga policia, më 10 nëntor 2026, rreth orës 14:50, zyrtarët policorë të SPB Kumanovë kanë privuar nga liria personin me inicialet D.L. (42), banues në fshatin Lubodrag, në rrethinën e Kumanovës.

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar lëndën e dyshimtë pluhurore, ndërsa nuk janë dhënë detaje të tjera lidhur me përbërjen e saj.

Nga policia njoftojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj 42-vjeçarit do të parashtrohet kallëzimi përkatës. /tvfesta