Disa zona të qytetit të Kumanovës dhe rrethinës do të mbeten përkohësisht pa energji elektrike gjatë ditës së sotme dhe të nesërme, për shkak të ndërhyrjeve të planifikuara në rrjetin e shpërndarjes, raporton tvfesta.mk
Sipas njoftimit të Elektrodistribucionit, sot, në periudhën nga ora 08:00 deri në 14:30, pa energji elektrike do të mbeten banorët e fshatit Jaqincë, përkatësisht pjesa e poshtme e fshatit.
Ndërkohë, nesër, nga ora 08:00 deri në 14:00, ndërprerje të furnizimit me energji elektrike do të ketë në rrugët “Boro Prcan”, “Srbo Tomoviq” dhe “Osogovo”, si dhe në një pjesë të rrugës “11 Nëntori”, konkretisht para urës që çon drejt lagjes Bedinjë.
Gjithashtu, nesër, në periudhën nga ora 08:30 deri në 12:00, pa energji elektrike do të mbeten banorët e lagjes Sredorek, një pjesë e rrugës “Done Bozhinov”, objektet përreth Stacionit të Autobusëve, si dhe një pjesë e rrugës “Nikolla Tesla”.
Nga EVN Maqedoni bëjnë të ditur se ndërprerjet janë të planifikuara dhe lidhen me punimet dhe ndërhyrjet teknike në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike.
Qytetarët e zonave të prekura këshillohen të marrin masat e nevojshme gjatë orëve kur është paralajmëruar ndërprerja e furnizimit. /tvfesta

