Një përleshje fizike mes disa personave ka ndodhur pasditen e së martës, më 3 nëntor 2026, në lagjen Sredorek të Kumanovës, duke prishur rendin dhe qetësinë publike, raporton tvfesta.mk
Sipas informacioneve të Sektorit për Punë të Brendshme në Kumanovë, rasti është denoncuar në polici në orën 18:25 nga një qytetar me inicialet A.M., banues në Kumanovë.
“Më 03.11.2026, në orën 18:25, në SPB Kumanovë, A.M. nga Kumanova ka denoncuar se në lagjen Sredorek është prishur rendi dhe qetësia publike si pasojë e një përleshjeje fizike mes disa personave”, njoftojnë nga policia.
Për momentin nuk janë bërë të ditura shkaqet që çuan deri te përleshja, numri i saktë i personave të përfshirë apo nëse ka persona të lënduar.
Nga Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe sqarimin e rrethanave në të cilat ka ndodhur incidenti. /tvfesta

