Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në rrugën “Tode Dumba” në Kumanovë, duke shkaktuar dëme materiale, por pa persona të lënduar, njoftoi sot policia e Kumanovës, informon tvfesta.mk
Rasti është raportuar dje, në orën 14:35, ndërsa banesa është në pronësi të një 51-vjeçari me inicialet V.Gj.
Nga shpërthimi janë dëmtuar dritaret dhe një pjesë e orendive shtëpiake.
Zjarri është shuar nga Njësia Territoriale e Zjarrfikësve në Kumanovë, ndërsa këqyrjen në vendin e ngjarjes e ka kryer një ekip i SPB-së Kumanovë.

