MAQEDONI

Daut Beqiri: Projekt pas projekti, për një Haraçinë më të rregulluar!

Projekt pas projekti, për një Haraçinë më të rregulluar!

Më 26 të këtij muaji fillojmë realizimin e projektit për rregullimin e sheshit në qendër të Haraçinës, në zemër të vendbanimit tonë.

Për këtë projekt organizuam edhe debat publik me qytetarët, ku dëgjuam mendimet dhe sugjerimet e tyre. Së bashku diskutuam dhe vendosëm për mënyrën se si do të realizohet ky projekt, duke i dhënë rëndësi edhe zërit të qytetarëve.

Sheshi i ri do t’i japë Haraçinës një pamje më të bukur e më moderne, do të kontribuojë në rregullimin e komunikacionit dhe do të shërbejë edhe si një hapësirë përkujtimore për dëshmorët tanë, të cilët dhanë gjithçka për ne.

Me punë konkrete dhe projekte që realizohen, po vazhdojmë ta zhvillojmë Haraçinën!