Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës ka pranuar sot një donacion me pajisje mjekësore dhe ndihmëse nga organizata humanitare Shoqata Alsas-Maqedoni (ALMA), me sedër në Strasburg të Francës, raporton tvfesta.mk
Donacioni përmban shtretër hidraulikë spitalorë, karroca me rrota, mjete ndihmëse për persona me aftësi të kufizuara si dhe pajisje të tjera mjekësore.
Donacionin e pranoi drejtori Sasho Stoshevski, i cili falënderoi donatorët dhe theksoi se këto pajisje do të gjejnë përdorim të gjerë për pacientët.
“Ndihma përmban 74 copë pajisje. Kjo mbështetje është e një rëndësie të madhe për spitalin tonë”, deklaroi Stoshevski.
Ai shtoi se para pak kohësh kanë pranuar edhe 4 inkubatorë për foshnja, ndërsa në periudhën e ardhshme pritet një donacion i madh nga Qeveria në vlerë prej 1.8 milionë eurosh. /tvfesta

