Një banor i Kumanovës është shoqëruar në polici pasi është kapur duke drejtuar një motokultivator pa leje drejtimi, raporton tvfesta.mk.
Dje në orën 10:20, në rrugën “Revolucioni Popullor” në Kumanovë, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria personin Sh.S. (43) nga Kumanova.
“Gjatë kontrollit të traffiut rrugor, është ndaluar një motokultivator, me ç’rast është konstatuar se drejtohej pa leje drejtimi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të vijojë fletëdenoncimi përkatës”, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB). /tvfesta

