KUMANOVË

Armata do të prezantojë pajisje ushtarake dhe automjete të blinduara në Kumanovë

Automjete të lehta të blinduara “Stryker” dhe JLTV, pajisje ushtarako-policore, alpine dhe zhytjeje, si dhe armatim modern këmbësorie do të prezantohen në Kumanovë më 11 tetor, raporton tvfesta.mk

Prezantimi festiv i mjeteve materialo-teknike të Armatës do të mbahet të dielën, nga ora 10:00 deri në 14:00, në kuadër të shënimit të 11 Tetorit – Ditës së Kryengritjes Popullore dhe Ditës së Luftëtarit.

Vizitorët do të kenë mundësi të njihen nga afër me një pjesë të pajisjeve dhe armatimit që përdor Armata, duke përfshirë automjetet e lehta të blinduara të tipit STRYKER dhe JLTV, pajisjet ushtarako-policore, alpine dhe të zhytjes, si dhe armatimin bashkëkohor të këmbësorisë.

Ngjarja organizohet nga Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me mbështetjen e Komunës së Kumanovës.

Në prezantim janë të ftuar zyrtarë të lartë nga institucionet shtetërore dhe përfaqësues të Shtabit të Përgjithshëm të Armatës.

Nga organizatorët njoftojnë se kjo ngjarje është pjesë e programit festiv me të cilin shënohet një nga datat më të rëndësishme në historinë e vendit. /tvfesta