Disa rrugë në Kumanovë do të jenë të mbyllura për qarkullim të dielën, më 11 tetor, për shkak të shënimit të Ditës së Kryengritjes – 11 Tetorit, raporton tvfesta.mk
Siç njoftojnë nga Sektori për Punë të Brendshme Kumanovë, komunikacioni do të jetë i ndërprerë nga ora 09:00 deri në orën 14:00 në pjesë të rrugëve: “Goce Dellçev”, “11 Tetori”, “Done Bozhinov”, “Revolucioni i Tetorit”, “Ivo Lola Ribar”, “Brigada e Tretë Sulmuese Maqedonase” dhe “Gjorçe Petrov”.
Zyrtarët policorë do të merren me rregullimin dhe riorientimin e komunikacionit, ndërsa nga SPB Kumanovë u bëjnë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafík që t’i respektojnë urdhrat dhe udhëzimet e policisë.
Sipas informacioneve ende të papërcaktuara zyrtarisht, kryesia shtetërore e udhëhequr nga kryeministri Hristijan Mickoski do të marrë pjesë në shënimin e festës pikërisht në Kumanovë. /tvfesta

