Category: LAJME

Elita 5 në Tetovë për 35-vjetorin e Pavarësisë, zëdhënësja e Qeverisë Venera Azizi demanton narrativat e BDI-së

Tetova bëhet gati për një mbrëmje të jashtëzakonshme, ku me rastin e 35-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, qytetarët do të kenë mundësinë të shijojnë një koncert madhështor me një nga emrat më ikonikë të muzikës shqiptare. Më 15 shtator, në skenën e Tetovës ngjitet ELITA 5, grupi që prej dekadash ka […]

VLEN: Rritje ekonomike prej 4,3 për qind, rreth 20 milionë euro për kompanitë vendore

Partia në pushtet VLEN ka reaguar pas të dhënave për rritjen ekonomike në tremujorin e dytë, duke theksuar se ekonomia e vendit është rritur me 4,3 për qind. Sipas VLEN-it, rritja është shoqëruar me rritje të investimeve, eksportit dhe industrisë përpunuese. Në kumtesë thuhet se investimet janë rritur me 16,5 për qind, eksporti me 10,4 […]

MPB: Arestohet shoferi i (SOZR) pranë Qeverisë për ryshfet

Një punonjës i Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta (SOZR) pranë Qeverisë është arrestuar nga policia nën dyshimin për marrje ryshfeti, informon tvfesta.mk Sipas konfirmimit nga Ministria e Punëve të Brendshme (MBP) për mediat vendore, i arrestuari është personi me iniciale D.C., i cili u kap në flagrancë gjatë marrjes së një shume […]

Shfaqja “Nëna” nga Gjilani triumfon në edicionin e III-të të “KU’fest” në Kumanovë

Është mbyllur me sukses edicioni i tretë i Festivalit Ballkanik të Teatrit “KU’fest” në Kumanovë. Në natën përmbyllëse gala, juria e festivalit shpalli fituesit e këtij edicioni, duke kurorëzuar shfaqjen “Nëna” nga Teatri i Gjilanit me çmimin kryesor për shfaqjen më të mirë, informon tvfesta.mk Gjatë pesë netëve me radhë (1–5 shtator), Kumanova u kthye […]

Gjendet i pa jetë një 57-vjeçar në parkingun e Shtëpisë së Shëndetit në Kumanovë

Një 57-vjeçar nga Kumanova me inicialet B.V. është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e ditës së premte brenda një automjeti të parkuar në parkingun e Shtëpisë së Shëndetit në Kumanovë, informon tvfesta.mk Sipas Sektorit për Punë të Brendshme (SPB) Kumanovë, rasti është denoncuar nga Spitali i Përgjithshëm rreth orës 19:46, pasi trupi i të ndjerit […]

BDI: Shqiptarët gjithkund të përjashtuar, VLEN hesht

Nga ceremonitë shtetërore, te sporti, kultura dhe institucionet – shqiptarët po përjashtohen gjithkund, ndërsa VLEN hesht. 35 vjet pas pavarësisë, kjo qeveri po dëshmon se shteti mund të jetë i pavarur, por mendësia e vjetër mund të kthehet shpejt me vazalët e Vlen-it në pushtet. Në shënimet e 35-vjetorit të pavarësisë, gjuha shqipe u anashkalua […]

Privohet nga lira një shtetas rumun, i cili drejtonte automjetin me shpejtësi prej 163 km/h

Privohet nga lira një shtetas rumun, i cili drejtonte automjetin me shpejtësi prej 163 km/h në vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 km/h Më 04.09.2026, në orën 11:20, në vendkalimin kufitar Tabanoc, në dalje të shtetit, zyrtarët policorë e kanë privuar nga liria H.V.S. (49) nga Rumania, pasi gjatë kontrollit të një automjeti […]

Daut Beqiri: Vazhdojmë me rregullimin e Rrugës 18, pranë varrezave, si dhe punimet në Rrugën 11

Punët po vazhdojnë në disa pjesë të Haraçinës. Jemi duke hapur një rrugë të re që do të shtrihet përgjatë kufirit, rreth e rrotull Parkut të Haraçinës, i cili do të jetë në një hapësirë prej rreth 10 hektarësh. Po vazhdojmë me rregullimin e Rrugës 18, pranë varrezave, si dhe punimet në Rrugën 11. Disa […]

Fillon kursi i Kuranit famëlartë në Shkollën për Edukim “Jakup Asipi”

Fillon kursi i Kuranit famëlartë Shkolla për Edukim “Jakup Asipi” ka filluar me sukses edhe këtë vit mësimin e Kuranit. Kurset ofrohen falas dhe janë të përshtatura sipas shkollës dhe ndërrimit që ndjekin nxënësit, në mënyrë që pjesëmarrja të jetë sa më e përshtatshme për ta. Ju informojmë se regjistrimi është ende i hapur për […]

47-vjeçari gjendet i vdekur në shtëpinë e tij në Kumanovë

Një burrë 47-vjeçar nga Kumanova është gjetur i vdekur mbrëmjen e kaluar në shtëpinë e tij familjare në qytet, pëcjell Televizioni Festa. Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se pas raportimit, një ekip nga Sektori i Punëve të Brendshme në Kumanovë ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes. “Më 4 shtator 2026, […]