LAJME

Ahmeti takohet me Hamzën në Prishtinë: Mbrojtja e vlerave të UÇK-së dhe bashkëpunimi rajonal në qendër të diskutimit

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij sot në Prishtinë është takuar me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Gjatë këtij takimi, të dy liderët kanë diskutuar mbi zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe rajon, si dhe për procesin gjyësor që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Përmes një njoftimi, Ahmeti bëri të ditur se me Hamzën kanë shkëmbyer mendime mbi sfidat me të cilat po ballafaqohet rajoni dhe rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm në interes të shqiptarëve.

„Shkëmbyem mendime mbi sfidat aktuale, zhvillimet që na presin dhe rëndësinë e bashkëpunimit e të koordinimit të vazhdueshëm në interes të Kosovës dhe të shqiptarëve në rajon“, ka deklaruar kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. /tvfesta.mk

https://www.facebook.com/share/p/1KHoGGwv6L/