Punët po vazhdojnë në disa pjesë të Haraçinës.
Jemi duke hapur një rrugë të re që do të shtrihet përgjatë kufirit, rreth e rrotull Parkut të Haraçinës, i cili do të jetë në një hapësirë prej rreth 10 hektarësh.
Po vazhdojmë me rregullimin e Rrugës 18, pranë varrezave, si dhe punimet në Rrugën 11.
Disa punë mund të ecin më ngadalë, por ju kërkojmë edhe pak durim. Të gjitha punët që kanë filluar do t’i përfundojmë dhe do t’i rregullojmë me përkushtim.
Rrugë pas rruge, puna vazhdon. Haraçina po ndryshon me punë konkrete.

