KUMANOVË

Gjendet i pa jetë një 57-vjeçar në parkingun e Shtëpisë së Shëndetit në Kumanovë

Një 57-vjeçar nga Kumanova me inicialet B.V. është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e ditës së premte brenda një automjeti të parkuar në parkingun e Shtëpisë së Shëndetit në Kumanovë, informon tvfesta.mk

Sipas Sektorit për Punë të Brendshme (SPB) Kumanovë, rasti është denoncuar nga Spitali i Përgjithshëm rreth orës 19:46, pasi trupi i të ndjerit u gjet në një makinë me targa të Kumanovës.

“Më 04.09.2026 në orën 19:46 në SPB Kumanovë, nga Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës është denoncuar se në hapësirën e parkingut në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës, në një automjet udhëtarësh me targa të Kumanovës është gjetur i vdekur B.V. (57) nga Kumanova”, informojnë nga Sektori për Punë të Brendshme.

Ekipi i policisë ka kryer këqyrjen e vendngjarjes, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i pajesë është dërguar për obduksion për të përcaktuar shkaqet e vdekjes./tvfesta