Category: KUMANOVË

Bastisje në Rramanli, gjenden armë dhe plumba në shtëpinë e 30-vjeçarit

Me datë 24.11.2024 në ora 10:00 në fshatin Rramanli të Kumanovës, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria K.S (30) nga fshati Rramanli. Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me vendim gjykate, i janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta tip “Zoraki” me korniza dhe një kuti me 30 fishekë të kalibrit […]

Ibrahimi nga Likova: “Vazhdojmë me përgjegjësi dhe dinjitet”

Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi ka njoftuar se kanë vazhduar takimet me qytetarët, ndërsa sonte janë ndaluar në Likovë. “Në Likovë, zhvilluam një bashkëbisedim me strukturat dhe aktivin e degës së Likovës, nën moton “Vazhdojmë me përgjegjësi dhe dinjitet”. Ky takim u përqendrua në parimet e llogaridhënies, transparencës dhe përkushtimit, duke dëshmuar edhe një herë […]

Kryetari i KMSHZ, duke frymëzuar fëmijët mërgimtarë për ruajten e gjuhës dhe traditave tona kombëtare

Hfz. Mehas Alija është nga Tetova, jeton dhe vepron në Zvicër. Është shumë aktiv në jetën shoqërore publike dhe fetare. Imam në xhaminë El-Hidaje në St.Gallen të Zvicrës, si dhe kryetar i Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër (KMSHZ). Është i martuar dhe ka tre fëmijë. Gjatë një ore të mësim-besimit, z.Alija i frymëzon fëmijët edhe […]

Zhduket një 13-vjeçare në Kumanovë

Një vajzë trembëdhjetë vjeçare nga fshati Pçinjë i Kumanovës është raportuar e zhdukur mbrëmjen e djeshme. Më datë 21.11.2024, në ora 18:30, Z.S (39) nga fshati Pçinjë, rajoni i Kumanovës, ka raportuar në SPB-Kumanovë se mbesa e tij e mitur, L.J. (13), është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më, njofton SPB Kumanovë, transmeton […]

Dr.Naser Ramadani njofton përfundimin e monografisë “Mateçi gjatë historisë”

Dr. Naser Ramadani ka njoftuar ndjekësit e vet dhe bashkëfshatarët e tij që përfundimi i monografisë “Mateçi gjatë historisë” ka përfunduar, informon tvfesta.mk Ky është postimi: Ju informojmë se përgatitja e monografisë së shumëpritur “Mateçi gjatë historisë” ka përfunduar. Kjo monografi ka gjithësej 445 faqe format B5. Në te janë përmbledhur informacione të shumta nga […]

Rrahje në një dasmë në Kumanovë

Të premtën pasdite ka ndodhur një rrahje në një dasmë në Kumanovë, informon tvfesta.mk Rastin në polici e ka denoncuar babai i vajzës së rrahur. “Një 37 vjeçar nga Kumanova ka raportuar se më 14 nëntor, rreth orës 15:00, në një dasmë në Kumanovë, vajza e tij e mitur është sulmuar fizikisht nga një tjetër […]

Zeqirija Ibrahimi: Puna e përfaqësimit të këtillë të drejtë të shqiptarëve është falë një kumanovari e ky është Bashkim Murtezi

Zeqirija Ibrahimi, lider i Alternativës, gjatë takimit me strukturat, aktivistët dhe qytetarët e Kumanovës midis tjerash ka theksuar se si janë të përfaqësuar shqiptarët në këtë Qeveri. Duke përmendur shifra të përfaqësimit në nivel të ministrave, drejtorëve, bordeve, zëvendës ministrave, theksoi se e gjithë kjo gjë është bërë në kuadër të vullnetit dhe këmbënguljes së […]

Rritet numri i personave me diabet në Kumanovë

Rritet numri i të sëmurëve nga diabeti në Kumanovë, njoftuan sot mjekët kompetentë nga Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës. Sipas të dhënave të Qendrës së Diabetit në Kumanovë, aktualisht në Komunën e Kumanovës janë 4232 pacientë me diabet, në Likovë 729 dhe në Komunën e Staro Nagoriçanit 136, kryesisht femra. “Organizojmë leksione, tribuna, matje të […]

Pajaziti: Minçevit dhe Stoikoviqit i pëlqen ose jo, gjuha shqipe është zyrtare dhe jo preferencë personale

Në vitin 2024, të shohësh ministra që bëjnë “akrobacione” për të shmangur respektimin e gjuhës shqipe, një të drejtë e garantuar me ligj, është për të ardhur keq. Ministrat Goran Minçev dhe Ivan Stoilkoviq duhet të kuptojnë se gjuha shqipe nuk është çështje preferencash personale, por një pjesë thelbësore e Maqedonisë së Veriut, një shtet […]

Njihuni me Nderim Jasharin, drejtorin e ri të Qendrës për Punësim në Kumanovë

Nderim Jashari, magjistër i drejtësisë, është udhëheqës i ri i Qendrës së Punësimit në Kumanovë. Ai është emëruar në këtë detyrë në mesin e muajit tetor dhe ka të paktën 20 vjet përvojë në institucionin amë, shkruan portali “kumanovoneës”, transmeton Open-TV. “Nuk pres befasira dhe probleme në kryerjen e detyrave të punës. Kam mbajtur të […]