Në vazhdën e takimeve me qytetar e me drejtues të ndryshëm institucionesh, Skender Osmani, bartës liste për këshilltarë nga rradhët e koalicionit VLEN, sor realizoi takim me kryetarin e Odës së Zejtarëve të RMV, Agron Fazliji, raporton Televizioni Festa.
“Pata kënaqësinë të takohem me kryetarin e Odës Nacionale dhe atë Rajonale të Zejtarëve në vendin tonë, z. Agron Fazliji.
Biseduam për planin dhe strategjinë se si do ti dilet në ndihmë zejeve që fatkeqësisht janë në zhdukje.
Do të bëjmë të pamundurën që ta ndalim këtë trend negativ. Një zë për Kumanovën! VLEN!”, ka shkruar mes tjerash, Skender Osmani, kandidat për këshilltarë në këshillin e komunës së Kumanovës nga rradhët e koalicionit VLEN.

