KUMANOVË

Takim me kandidatë për Kryetar të Komunës së Kumanovës dhe Likovës

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore Ju njofton se do ketë takim kandidati për Kryetar të Komunës së Likovës dhe kandidatit për Kryetar të Komunës së Kumanovës nga radhët e koalicionit VLEN, bashkë me bartësit e listave për të dy komunat respektive.

Me këtë rast, ftojmë kompanitë anëtare të OEMVP në Kumanovë e Likovë si dhe të gjitha bizneset të bashkëngjiten në takim, me qëllim të diskutohen të gjitha kërkesat e sektorit të biznesit në këto dy komuna.

Data: 7 tetor (e martë)

Ora: 17:00

Lokacioni: Salla e rrumbullakët, Ish Komiteti, Kumanovë