KUMANOVË

Sulejmani: Fillon rikonstruimi i rrugës “Veselin Vujevski”

Këshilltari komunal në komunën e Kumanovës pran rradhëve të koalicionit VLEN, Driton Sulejmani, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar opinionin kumanovar se kanë filluar punimet për rikonstrukmin e rrugës “Veselin Vujevski”, raporton Televizioni FESTA.

“Sot filluan punimet për asfaltimin e rrugës Veseli Vujevski që lidh rrugët Karadaçki Odredi dhe Esperanto në lagjen e Trimave. Ky projekt zgjidh një problem më shumë se 20 vjeçar me të cilin janë përballur banorët e kësaj rruge. Edhe një premtim i realizuar. Nuk do ketë më baltë siç ka patur më herët. Ta gëzojnë banorët se ja VLEN”, ka shkruar mes tjerash, Driton Sulejmani, këshilltar komunal në Kumanovë nga rradhët e koalicionit VLEN.