KUMANOVË

MPB: Privohet nga liria motoçiklisti në Kumanovë, ka drejtuar nën ndikimin e alkoolit

Me datë 23.09.2025, në orën 11:22, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë në rrugën “Gjorçe Petrov” në Kumanovë e privuan nga liria D.S. (46) nga Kumanova. Gjatë kontrollit të trafikut rrugor në Kumanovë, nëpunës policorë kanë ndaluar një motoçikletë “Kimko” të drejtuar nga D.S. dhe pas ndërmarrjes së masave ishte konstatuar se ai ka qenë nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht se i janë matur 1.74 promilë alkool në gjak. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “Drejtimi i pakujdesshëm i mjetit motorik”.