Category: KUMANOVË

Ndërprerje dhe presionit i ulët i ujit në Kumanovë për shkak të një defekti

Banorët e Kumanovës sot po përballen me rënie të presionit në rrjetin e ujësjellësit dhe ndërprerje të shkurtra të furnizimit me ujë, veçanërisht në zonat më të larta të qytetit, raporton tvfesta.mk Nga NP “Ujësjellësi” – Kumanovë njoftojnë se sot kanë marrë një njoftim nga SH.A. “Ekonomia e Ujërave e RMV-së” – Dega “Fusha e […]

Arrestohet 71-vjeçari nga Kumanova, drejtonte motoçikletën me 2.37‰ alkool

Një 71-vjeçar nga Kumanova është privuar nga liria pasi gjatë një kontrolli rutinë në komunikacion është konstatuar se drejtonte mjetin në gjendje të dehur me 2.37 promil alkool në gjak. Siç informon tvfesta.mk, ngjarja ka ndodhur më 12 shtator 2026, rreth orës 01:40 pas mesnate, në rrugën “Mosha Pijade” në Kumanovë, kur zyrtarët policorë nga […]

Arrestohen dy persona në Kumanovë, sulmuan një 21-vjeçar në një lokal

Një 21-vjeçar nga Kumanova është sulmuar fizikisht brenda një objekti hotelerik, ngjarje kjo që ka çuar në arrestimin e dy personave nga ana e policisë. Siç informon tvfesta.mk, ngjarja ka ndodhur më 11 shtator 2026, rreth orës 16:00, kur zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria shtetasit N.S.(30) dhe N.S.(32), të dy nga […]

Arrestohet një 43-vjeçar nga Kumanova, sulmoi fizikisht bashkëshorten

Një 43-vjeçar nga Kumanova është arrestuar pasditen e së hënës, pas një denoncimi se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, raporton tvfesta.mk “Më datë 14.09.2026, në orën 16:40, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria T.XH. (43) nga Kumanova, sepse ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 38-vjeçare”, njoftojnë nga Sektori i Punëve të […]

Kontrolle falas dermatologjike në sheshin e qytetit në Kumanovë

Në sheshin e qytetit në Kumanovë sot po mbahen kontrolle falas dermatologjike për të gjithë qytetarët e interesuar, raporton tvfesta.mk Vizitat mjekësore po zhvillohen nga ora 09:00 deri në orën 11:00, me qëllim zbulimin e hershëm të ndryshimeve në lëkurë dhe parandalimin e problemeve më të rënda shëndetësore. Qytetarët kanë mundësi të kontrollojnë gjendjen e […]

Në Sllupçan u ndez “Zjarri i Lirisë” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Pranë Kompleksit Memorial të Dëshmorëve të UÇK-së në Sllupçan, sonte në orën 19:00 u ndez “Zjarri i Lirisë”, një aktivitet i organizuar në shenjë solidariteti dhe mbështetjeje për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me procesin gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë, raporton tvfesta.mk Nën moton “Liria nuk njeh kufij”, ngjarja […]

Sulmohet një grua në një ndërtesë të braktisur në qendër të Kumanovës

Një 46-vjeçare nga Kumanova është sulmuar fizikisht nga dy persona mbrëmjen e djeshme, brenda një ndërtese të braktisur në qendër të qytetit, informon tvfesta.mk „Më 10.09.2026, në orën 21:30, në SPB Kumanovë, O.C. (46) nga Kumanova ka denoncuar se në një ndërtesë të braktisur në qendër të Kumanovës është sulmuar fizikisht nga dy persona“, njoftojnë […]

Arrestohet një shtetas gjerman, qëndronte ilegalisht në Kumanovë

Një 39-vjeçar me shtetësi gjermane është arrestuar mbrëmjen e sotme në Kumanovë, nën dyshimin se ka qëndruar i paprijatur në territorin e vendit, informon tvfesta.mk „Më 11.09.2026, në orën 02:00, në hyrje të Kumanovës, zyrtarët policorë nga Sektori i Punëve të Brendshme (SPB) Kumanovë kanë arrestuar shtetasin A.S. (39) nga Gjermania, pasi pas verifikimeve të […]

Arrestohet një 44-vjeçar nga Kumanova, kërcënoi bashkëshorten

Një 44-vjeçar nga Kumanova është arrestuar mbrëmjen e së martës pas një denoncimi për dhunë në familje, pasi kishte kërcënuar bashkëshorten e tij, informon tvfesta.mk Lajmi është konfirmuar nga Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Kumanovë, sipas të cilit ndalimi i personit është bërë mbrëmjen e 8 shtatorit. “Më datë 08.09.2026, në orën 21:25, zyrtarët […]

Arrestohet 45 vjeçari nga Kumanova, rrahu babanë e tij të moshuar

Një ngjarje e rëndë e dhunës në familje është regjistruar në Kumanovë, ku një 45-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë pasi ka sulmuar fizikisht babanë e tij të moshuar, informon tvfesta.mk Sipas njoftimit zyrtar nga policia, ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme (07.09.2026). Rreth orës 11:10, i dyshuari ka sulmuar fizikisht babanë e […]