Skuadra e KF Bashkimi 1947 sot do të zhvillojë sfidën e radhës në kuadër të xhiros së 11-të, ku do të përballet si mysafire kundër FK Tikveshit, raporton tvfesta.mk
Ndeshja do të zhvillohet në Stadiumin e Qytetit në Kavadar me fillim nga ora 14:00.
Futbollistët e KF Bashkimit futen në këtë përballje me synimin e qartë për të treguar lojë cilësore dhe për t’u kthyer me pikë të rëndësishme nga ky udhëtim i vështirë, ndërsa mbështetësit e klubit presin angazhim maksimal në fushë.
Përmbledhja e ndeshjes:
Ndeshja: FK Tikvesh – FC BASHKIMI 1947
Xhiroja: 11
E diel: 25.10.2026 | Ora 14:00
Lokaliteti: Stadiumi i Qytetit, Kavadar

