Ka ndërruar jetë këngëtari dhe producenti i njohur kosovar, Eroll Jakupi, i cili ishte autor i shumë hiteve të muzikës shqiptare.
Lajmi për vdekjen e tij është konfirmuar nga miqtë e tij, raporton televizioni Festa.
“Do të më mungosh gjithmonë, shoku im. Kujtimet me ty do t’i ruaj përjetë në zemër. Allahu të mëshiroftë dhe të shpërbleftë me xhenet”, ka shkruar në një postim prekës miku i tij, këngëtari Afrim Emini.
Eroll Jakupi ishte kompozitor i disa këngëve të njohura, ndër to “Vetëm pesë minuta”, “Nuk është ashtu” dhe “Qind për qind”.
Ai ishte gjithashtu pjesë e grupit muzikor “Hareja” nga Kumanova. /tvfesta

