KUMANOVË

Kontrolle falas dermatologjike në sheshin e qytetit në Kumanovë

Në sheshin e qytetit në Kumanovë sot po mbahen kontrolle falas dermatologjike për të gjithë qytetarët e interesuar, raporton tvfesta.mk

Vizitat mjekësore po zhvillohen nga ora 09:00 deri në orën 11:00, me qëllim zbulimin e hershëm të ndryshimeve në lëkurë dhe parandalimin e problemeve më të rënda shëndetësore. Qytetarët kanë mundësi të kontrollojnë gjendjen e lëkurës së tyre pa asnjë pagesë dhe të marrin një vlerësim profesional nga ekspertët, duke fuqizuar kështu ndërgjegjësimin për rëndësinë e kontrolleve të rregullta.

Aktiviteti organizohet nga Shoqata e infermierëve, teknikëve dhe mamive me arsim të lartë dhe të mesëm pranë Shtëpisë Shëndetësore – Kumanovë, me mbështetje financiare nga Komuna e Kumanovës përmes Thirrjes publike për aktivite parandaluese dhe promovuese në shëndetësi.

Organizatorët u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve ta shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të kujdesen me kohë për shëndetin e tyre./tvfesta.mk