KUMANOVË

Ndërprerje të rrymës në Kumanovë dhe Likovë, ja cilat vende do të mbeten pa energji elektrike

Disa rrugë në qytetin e Kumanovës, lagjja Karposh, si dhe disa fshatra të komunave të Kumanovës dhe Likovës, do të përballen me ndërprerje të furnizimit me energji elektrike gjatë ditës së sotme dhe ditëve në vijim, për shkak të ndërhyrjeve të planifikuara në rrjetin elektrodistributiv, raporton tvfesta.mk.

Sipas njoftimit, sot (12 nëntor), nga ora 08:30 deri në 13:30, pa energji elektrike do të mbeten konsumatorët e rrugëve “Bajram Shabani”, “Brigadat e Kosovës”, “Franc Rozman”, “Maksim Gorki” dhe “Sllavisha Vajner” në Kumanovë.

Po sot, nga ora 08:30 deri në 15:00, ndërprerje të energjisë elektrike do të ketë edhe në disa pjesë të lagjes Karposh, përkatësisht në rrugët me numër 100, 143, 145, 146, 148, 149, 150, 151 dhe 157.

Të premten, informon tvfesta më 13 nëntor, nga ora 08:45 deri në 14:30, pa energji elektrike do të mbeten disa konsumatorë në lagjen Bedinjë, në rrugët “11 Nëntori” dhe “Trajko Jovanovski”. Ndërkaq, nga ora 09:00 deri në 15:00, ndërprerje është paralajmëruar edhe në një pjesë të fshatit Umin Doll.

Më 16 nëntor, nga ora 09:00 deri në 14:00, ndërprerje do të ketë në një pjesë të rrugës 60 në lagjen Karposh.

Më 17 nëntor, sipas tvfesta nga ora 08:30 deri në 14:30, pa energji elektrike do të mbetet një pjesë e rrugës “Mosha Pijade”, përballë dyqanit “Neptun”, ndërsa nga ora 09:00 deri në 12:00 ndërprerje është paralajmëruar edhe në fshatin Kleçovcë.

Ndërprerje të energjisë elektrike janë paralajmëruar edhe në disa fshatra të komunës së Likovës dhe rajonit të Kumanovës, informon tvfesta.mk

Më 23 nëntor, nga ora 09:00 deri në 11:00, pa energji elektrike do të mbetet një pjesë e fshatit Opajë, në Komunën e Likovës.

Më 24 nëntor, nga ora 08:00 deri në 15:00, ndërprerje do të ketë në fshatrat Tabanoc, Vojnik dhe Sopot, si dhe në objektet ushtarake në fshatin Çetircë.

Më 25 nëntor, nga ora 08:00 deri në 15:00, pa energji elektrike do të mbetet një pjesë e fshatit Mllado Nagoriçan, në afërsi të mullirit “Mosha Mel”.

Po atë ditë, nga ora 09:15 deri në 14:00, për shkak të rikonstruksionit të rrjetit të tensionit të ulët, ndërprerje do të ketë edhe në kompaninë “Tushevski”, në rrugën “11 Tetori” në Kumanovë.

Ndërprerje të tjera janë paralajmëruar edhe gjatë muajit dhjetor. Më 1 dhjetor, nga ora 08:30 deri në 13:30, ndërprerja do të përfshijë zonën pranë kompanisë “Kuljar”, në rrugën “Kozjaçka” në Dobroshan, ndërsa më 2 dhjetor, në të njëjtin orar, kompaninë “Dushan Mlin” në fshatin Skaçkovcë.

Nga Elektrodistribucioni bëhet e ditur se bëhet fjalë për ndërprerje të planifikuara, të cilat do të realizohen sipas orarit të paralajmëruar, me qëllim kryerjen e ndërhyrjeve dhe përmirësimin e rrjetit të furnizimit me energji elektrike. /tvfesta