KUMANOVË

Arrestohet një 43-vjeçar nga Kumanova, sulmoi fizikisht bashkëshorten

Një 43-vjeçar nga Kumanova është arrestuar pasditen e së hënës, pas një denoncimi se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, raporton tvfesta.mk

“Më datë 14.09.2026, në orën 16:40, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria T.XH. (43) nga Kumanova, sepse ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 38-vjeçare”, njoftojnë nga Sektori i Punëve të Brendshme.

Nga policia shtojnë se i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të merren masat përkatëse ligjore./tvfesta