Përtej asaj që u zhvillua në fushën e blertë, vëmendja e opinionit u zhvendos te tribuna ku qëndronte tifo-grupi kumanovar “Ilirët”. Ata iu bashkuan mesazhit gjithëpërfshirës “Liria ka emër”, në shenjë mbështetjeje për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë, raporton tvfesta.mk
Në momentet më kulmore të ndeshjes, “Ilirët” shpalosën një pankartë me simbolikë të fortë historike ku shkruhej: “Ismet Jashari – Kumanova nuk ju harron, 16.09.2026 ju pret Kosova e lirë”.
Me këtë gjest, tifozët kumanovarë përcollën një mesazh të fuqishëm solidariteti dhe kujtese kombëtare, duke e shndërruar derbin e djeshëm në një ngjarje që do të mbahet mend jo vetëm për futbollin dhe barazimin 3:3, por edhe për mesazhin plot emocione që u përcolli nga shkallët e stadiumit./tvfesta

