KUMANOVË

Arrestohen dy persona në Kumanovë, sulmuan një 21-vjeçar në një lokal

Një 21-vjeçar nga Kumanova është sulmuar fizikisht brenda një objekti hotelerik, ngjarje kjo që ka çuar në arrestimin e dy personave nga ana e policisë.

Siç informon tvfesta.mk, ngjarja ka ndodhur më 11 shtator 2026, rreth orës 16:00, kur zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria shtetasit N.S.(30) dhe N.S.(32), të dy nga Kumanova. Ata akuzohen se kanë sulmuar fizikisht 21-vjeçarin me iniciale D.V. në një lokal në rrugën “Leninova”.

Sipas njoftimit zyrtar nga Sektori i Punëve të Brendshme, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të dyshuarve do të ngrihen kallëzimet përkatëse ligjore./tvfesta