Author: info2

Izet Mexhiti: VLEN e mban fjalën!

Sot, në Spitalin Klinik të Tetovës, ndamë 109 vendime pune për kuadrin që tashmë ka qenë i angazhuar në këtë institucion dhe që sot për herë të parë mori vendimet e punës. Bashkë me 36 vendimet e ndara më herët, 145 pjesëtarë të stafit tashmë e kanë të rregulluar statusin e tyre të punës. Bashkë […]

Bekim Sali: Reformat maten me rezultate konkrete

Sot prezantuam Strategic Priorities Expertise Facility (PREF), një mekanizëm i propozuar nga Kombet e Bashkuara që do t’u mundësojë institucioneve qasje më të shpejtë në ekspertizë të specializuar kombëtare dhe ndërkombëtare për zbatimin e Agjendës së Reformave. Ekspertiza është mbështetje e rëndësishme, por përgjegjësia mbetet tek ne: ne i përcaktojmë prioritetet, ne e udhëheqim procesin […]

Ali gënjeu për foton, viçi i mbijetuar mes flakëve ishte fotografi e Kalifornisë e vitit 2020!

“Mes kaosit dhe flakëve, së bashku me zjarrfikësit e Qytetit të Shkupit arritëm të shpëtonim një viç të vogël, i cili kishte mbetur i bllokuar në terrenin e përfshirë nga zjarri. I vogël, i frikësuar, por i gjallë – një fitore e vogël në një ditë të vështirë”, shkroi në profilin e tij në Facebook […]

Katër shtete, gjashtë shfaqje dhe një skenë – KU-Fest, nis fuqishëm më 31 gusht

Edhe sivjet Kumanova do të jetë në qendër të jetës teatrore dhe kulturore me edicionin e tretë të Festivalit Ballkanik të Teatrit KU-FEST, i cili do të mbahet nga 31 gushti deri më 5 shtator. Përgjatë gjashtë ditëve, publiku do të ketë mundësi të ndjekë gjashtë shfaqje teatrale nga katër shtete pjesëmarrëse: Maqedonia e Veriut, […]

Kulla e Sahatit Kumanovë, dikur simbol i qytetit

Kulla e Sahatit ndodhej në hapësirën e rrugës së sotme „11 Tetori“, në afërsi të drejtpërdrejtë, përballë Xhamisë së Vjetër (Eski Xhamisë). Sipas traditës dhe burimeve të përmendura, ajo besohet të jetë ndërtuar në të njëjtën periudhë me xhaminë. Prania e saj në Kumanovë dëshmohet edhe nga udhëtari i njohur osman Evlija Çelebi, i cili […]

TABANOC: Arrestohet një shtetas i Polonisë, voziste 164 km/h në zonë ku lejohej 80 km/h

Privohet nga liria një shtetas i huaj në Pikën Kufitare “Tabanoc” – voziste me 164 km/h në vend ku shpejtësia e lejuar është 80 km/h Më 22.08.2026, në orën 17:53, në Pikën Kufitare “Tabanoc”, në dalje të shtetit, nëpunësit policorë kanë ushtruar kontroll në një automjet udhëtarësh “Ford”, me targa polake, i drejtuar nga M.J. […]

Bastisje në Kumanovë, gjendet drogë, ndalohet një person

Bastisje në Kumanovë, gjendet drogë, ndalohet një person, raporton Televizioni Festa. Më 21.08.2026, në ora 09:30, nëpunës policorë të SPB Kumanovë e kanë privuar nga liria A.N. (33) nga Kumanova. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij në Kumanovë, të kryer me urdhër gjykate, është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj […]

Mustafi i përgjigjet Dimitrievskit: Përplasje për milionat dhe prioritetet e Kumanovës

NJË KRYETAR, NJË DEKLARATË, SHUMË MANIPULIME Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, duhet t’u japë përgjigje qytetarëve dhe jo të përpiqet ta zhvendosë debatin nga thelbi i çështjes. 1. Mos e keqinterpretoni karakterin e konferencës Konferenca për shtyp nuk ishte konferencë e BDI-së. Ajo u mbajt nga këshilltarët e koalicionit AKI. Përpjekja për ta […]

TA RUAJMË GJUHËN SHQIPE, QË TË MOS HUMBASIM IDENTITETIN

Shkruan: Etem Xheladini Gjuha shqipe është më shumë se një mjet komunikimi: është themeli i identitetit tonë kombëtar. Por sot ajo po përballet me sfida serioze, veçanërisht në diasporë dhe në trojet shqiptare jashtë Shqipërisë e Kosovës. Në shumë vende të Europës, gjithnjë e më pak fëmijë shqiptarë ndjekin mësimin e gjuhës shqipe. Shumë prej […]

Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi në terren, në fshatin Nikushtak, ku po koordinon nga afër masat dhe aktivitetet për përballimin e zjarrit

Në terren janë të pranishme ekipet e Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit të Kumanovës, ekipet e Pyjeve Nacionale, komandanti i Stacionit Policor në Mateç, pjesëtarë të policisë, drejtori për menaxhim me kriza, përfaqësues të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, si dhe banorë të fshatrave përreth. Të gjitha ekipet po punojnë dhe bashkëpunojnë në mënyrë të koordinuar […]