KUMANOVË

Bastisje në Kumanovë, gjendet drogë, ndalohet një person

Bastisje në Kumanovë, gjendet drogë, ndalohet një person, raporton Televizioni Festa.

Më 21.08.2026, në ora 09:30, nëpunës policorë të SPB Kumanovë e kanë privuar nga liria A.N. (33) nga Kumanova. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij në Kumanovë, të kryer me urdhër gjykate, është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës.