KUMANOVË

TABANOC: Arrestohet një shtetas i Polonisë, voziste 164 km/h në zonë ku lejohej 80 km/h

Privohet nga liria një shtetas i huaj në Pikën Kufitare “Tabanoc” – voziste me 164 km/h në vend ku shpejtësia e lejuar është 80 km/h

Më 22.08.2026, në orën 17:53, në Pikën Kufitare “Tabanoc”, në dalje të shtetit, nëpunësit policorë kanë ushtruar kontroll në një automjet udhëtarësh “Ford”, me targa polake, i drejtuar nga M.J. (46) nga Polonia. Gjatë verfikimit të kryer, përmes sistemit “Qyteti i Sigurt”, është konstatuar se M.J. ishte evidentuar si kryerës i veprës penale sipas nenit 297-A të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”, përkatësisht se e kishte drejtuar automjetin me shpejtësi prej 164 km/h, në vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 km/h. M.J. është privuar nga liria dhe kundër tij do të ngrihet kallëzim penal përkatës.