Një 42 vjeçar nga Kumanova është arrestuar dje, pas një denoncimi se kishte sulmuar fizikisht babanë e tij, informon tvfesta.
– Më 02.09.2026, në orën 12:40, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria personin G.V. (42) nga Kumanova, duke vepruar sipas denoncimit paraprak se në shtëpinë familjare në Kumanovë është sjellë në mënyrë agresive dhe ka sulmuar fizikisht babanë e tij – njoftojnë nga Sektori për Punë të Brendshme.
Siç shton policia, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet kallëzimi perkatës./tvfesta

