KUMANOVË

Një kumanovar rrah bashkëqytetarin e tij dhe e kërcënon me thikë

Një 42 vjeçar nga Kumanova është arrestuar dje, pas një denoncimi se kishte sulmuar një bashkëqytetar dhe më pas e kishte kërcënuar me një mjet të mprehtë, informon tvfesta.

– Më 02.09.2026, në orën 16:55, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria personin I.I. (42) nga Kumanova, duke vepruar sipas denoncimit paraprak se rreth orës 15:30 kishte sulmuar fizikisht personin L.B. (22) nga Kumanova, e më pas e kishte kërcënuar me një mjet të mprehtë – njoftojnë nga Sektori për Punë të Brendshme.

Siç shton policia, personi I.I. është shoqëruar në Stacionin Policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet kallëzimi përkatës./tvfesta.mk